“PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar”
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha si dhe kalimin zyrtarisht të forcës politike që ia drejton me opozitën. Idrizi tha se përballë një opozite arrogante duhet një opozitë e fortë.
‘Sot patëm një diskutim me zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar.
Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë’- tha Idrizi.
KOHA JONË SONDAZH

