Peleshi: E dimë se reformat kanë kosto, por ne zgjodhëm ato

 

"Ne bëmë zgjedhjen tonë, zgjedhjen e vështirë të reformave. Jemi të vetëdijshëm që reformat afatshkurtra kanë koston e tyre, por janë investimi më i mirë dhe i duhur për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

Kështu u shpreh sot zv/kryeministri Niko Peleshi, sot nga Korça ku u prezantua formati “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, një nismë kjo ku do të prezantohen në tërësi  arritjet e këtyre dy viteve të qeverisë së majtë dhe projektet për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe sipas tij, puna 2-vjeçare e qeverisë ka pasur si synim një mentalitet të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama
"Puna 2-vjeçare ka pasur si qëllim ndërtimin e një mentaliteti të ri. Lufta kundër informalitetit është mënyra si qeveria ka trajtuar informalitetin në energji, ka lejuar formalitetin në ekonomi, universitete, edukim", pohoi Peleshi.
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?