Për 3 vota Kosova nuk pranohet në UNESCO

 

Shteti i Kosovës nuk ka arritur të marrë numrin e duhur të votave për tu pranuar në UNESKO. Në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO, Kosova ka marrë vetëm 92 vota nga 95 që i duheshin.

Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s më herët votoi kundër kërkesës së Serbisë për shtyrjen e debatit për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO. 89 shtete votuan kundër Serbisë, 59 pro saj dhe 22 shtete abstenuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”, shkruan në Facebook ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia kishte propozuar që të shtyhej debati për pranimin e Kosovës në UNESCO dhe shumica e vendeve anëtare votuan kundër saj.

 

Fuqitë e Mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po lobojnë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, kurse Serbia po mbështetet nga Rusia të cilat janë kundër pranimit të Kosovës. Një tjetër shtet i rëndësishëm, Franca votoi pro Serbisë që të shtyhej debati për Kosovën në UNESCO.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?