Për çfarë i dha Ndocaj Ramës 500 mijë eurot?

 

 

Interesi për deputetin më të ri në Kuvendin e Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ishte i Lartë sot në ditën e pare te jetes se tij parlamentare.Ndoshta kjo ishte arsyeja, që ai shmangu hyrjen kryesore të Parlamentit, ku kishte lënë automjetin e tij së bashku me kapelen prej kauboj, dhe iu drejtua seancës nga hyrja anësore së bashku me nëkryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoca, mori mandatin e socialistit Arben Ndoka, por pas ceremonisë së betimit në seancë, ai zuri vend krah demokriasitianit Nard Ndoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, socialistët e demokratë, parakaluan pranë karrikes së tij për t’i përcjellë urimet për detyrën e re.Por ndërsa për “të ardhurin nga qielli” ishte emocionuese si dita e parë e shkollës, për opozitën ishte objekt për debat. Deputeti i PD-së Sali Berisha kërkoi të bëhet transparencë për 500 mijë eurot që vetë Ndocaj deklaroi mbrëmë se i kishte dhënë Edi Ramës.

Sali Berisha: “I kërkoj Komisionit të Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Zotit Ndoci i uroj mandatin por ky moment është për tu qartësuar. Se mbrëmë shqiptarët dëgjuan sesi sipërmarrësi ynë në Itali i dha kryetarit të PS-së 500 mijë euro. Komisioni i Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Nëse kanë shkuar për PS nuk them asgjë, nëse kanë shkuar për oborrin e Surrelit është korrupsion. Nëse ia dha për socialistët bravo i qoftë, nëse ia dha për Surrelin do nisim procedurat. Duhet qartësuar kjo”

Topalli:  Çfarë lidhje ka ai me parlamentin?!

Pas betimit reagoi edhe deputetja Jozefina Topalli:  “Kur ka ndodhur që në një listë të heqin njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e të përfundojmë në një që vjen si socialist e del si demokristian. Çfarë lidhje ka ai me parlamentin?! As ai as parardhësit e tij. Me kë talleni, apo se ky vend ka shkuar në momentin më të zi të qënies së tij. Apo pse ti nuk ke përfunduar ende në prokurori për trafikun që bën ministri i Brendshëm në emër të kushërinjve të tij për drogë.”

Nje deputet i rene nga qielli 

E quajti si ditën e parë të shkollës, ditën e sotme në Kuvend, Ndocaj i cili deklaroi se mbante dhe postin e nënkryetarit të Partisë Demokristiane. I pyetur se çfarë reagimi kishte kur Ndoka tha se ishte një deputet i rënë nga qielli, Ndocaj u përgjigj: “Në fakt nga qielli erdha, sepse erdha me avion nga Milano”

Ndocaj thotë se do të mbështesë programin e qeverisë, megjithëse në Kuvend do të qëndrojë krah Nard Ndokës, Partisë Demokrastiane ku ai është nënkryetar.

Betimi

Përpara fillimit të seancës plenare Komisioni i Mandateve dhe Rregullores u mblodh për të bërë verifikimin dhe në përfundim i dha mandatin deputetit. Mandati i Ndocajt u shpall me vendimin të KQZ. Raportin për mandatin e deputetit Ndocaj e paraqiti Ulsi Manja, i cili tha se nuk ka asnjë paligjshmëri për të bërë betimin.

Ulsi Manja: Këshilli i Mandateve dhe i rregullorës diskutoi për dhënine e mandatit të deputetit të Kuvendit për kandidatin e radhës së listë shumëemërore. Në vijim të vakancës, si pasojë e dorëheqjes së Arben Ndokës, KQZ i dha mandatin Ndocajt. Pas verifikimeve që iu bë mandatit të fituar dhe krahësimit me legjislacionin janë respektuar të gjitha kërkesat dhe për deputetin nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhjet, që ta pengojë atë për të bërë betimin.

Pas leximit të betimit nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, deputeti Ndocaj bëri betimin.

 

Deputeti i ri i qarkut të Lezhës mori mandatin e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen.

eduard ndocjaeduard ndocaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?