Përcaktohet trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e Saimir Tahirit

Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa sot u përcaktua trupi gjykues, që do të vendosë për fatin e dy ish-zyrtarëve të lartë.

NJOFTIMI I GJKKO
Përshëndetje, nisur nga interesi juaj, ju bëj me dije se çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më date 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, u hodh në short ditën e sotme, më datë 26.11.2021.
Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.
Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.
Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?