Përgjimet, Paloka: Ndërtimet në Tiranë pastrojnë paratë e pista të mafias shqiptare dhe ndërkombëtare

I ftuari i “Intervistës së Mbrëmjes” në RTV Ora ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i cili komentoi skandalin e përgjimeve të antimafias italiane, të cilat nxjerrin në pah lidhjet e mafias kalabreze “Ndragheta” me politikën në Tiranë.

Sipas Palokës, në Shqipëri plasin skandalet ndërsa qeveria nuk do t’ja dijë dhe nuk reagon.

Nënkryetari i PD shtoi se, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij dalin në përgjime.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka ardhur koha për peshqit e mëdhenj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Paloka: “Prej kohësh. Ju i përmendët në fakt. Nuk është rasti që dalin nga përgjimet që bëjnë shërbimet e huaja perëndimore. Dhe ku jo, për herë të parë, e them edhe një herë, emrat e ministrave, kryetarëve të bashkive e deri te kryeministri ka dalë për lidhje që nga rasti që ju përmendët Saimir Tahiri me trafikun e drogës, tek trafikimi i votës në dy dosjet e famshme ku duket qartazi lidhja e shtetit me krimin dhe me mafian vendase për vjedhjen e votës, pra dosjet 184 dhe 339 dhe rasti i fundit është ky që sapo ka plasur.

Qartazi, në bisedat e politikanëve italianë, anëtarëve të Ndraghetas, mafias kalabreze dhe funksionarëve shqiptarë apo personave të lidhur me funksionart më të lartë shqiptarë. Pra, nga kreu i bashkisë Tiranë te drejtori i përgjithshëm i policisë duket që ka një lidhje direkte në gjithë atë që ne e kemi denoncuar në mënyrë të rregullt. Konkretisht për këtë dosje të fundit, PD ka dalë rregullisht prej dy vjetësh dhe denoncon faktin që në ndërtimet në kryeqytet po lahen paratë e mafias. Mafias shqiptare dhe mafias ndërkombëtare. Kjo gjë thjesht konfirmohet nga këto përgjime”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?