Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përparim Spahiu: Mazhoranca dhe ky kryeministër nuk janë më legjitim

Intervista E martë, 21 Shtator 2021 14:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i LSI flet për Koha Jonë: Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është mundësia më e madhe që mund t’i japësh të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Intervistoi:Jonida Halili

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Në Shqipëri, kriza politike është thelluar orët e fundit pasi opozita shpalli vendimin për të dorëzuar mandatet e deputetëve. PD dhe LSI tashmë janë të vendosur për të braktisur mandatet e tyre në parlament, e duket se çdo gjë është drejt zyrtarizimit, por çfarë do të prodhojë ky vendim i opozitës? Deputeti i Lëvzjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu në një intervistë për Gazetën “Koha Jonë” ka deklaruar se ky nuk është vendim i rastësishëm, por ngjarjet dhe faktet e pakontestueshme si blerja e votës, përgjimet e grupit Habilaj, etj sollën këtë rezultat.  Spahiu sqaron se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një vendim ekstrem për mosnjohjen e një parlamenti ilegjitim me kërkesë të qartë për krijimin e kushteve normale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Mandatet tona janë e vetmja shpresë sot për qytetarët për të gjetur zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit 28 vjeçar në Shqipëri”, ka thënë mes të tjerash deputeti  Spahiu.

Djegia mandateve shënon një precedent politik, pasi është një vendimmarrje që ndodh për herë të parë, e si e tillë ka dritëhijet e veta. Pse opozita shkoi tek ky vendim? Është realisht e nevojshme, duke qenë se protesta e 16 shkurtit tregoi se ishte masive?

“Opozita nuk po djeg mandatet e saj, ajo po djeg mandatet ilegjitime të mazhorancës! Kjo faktuar tashmë!” Ky ishte reagimi im pas vendimit të grupit parlamentar të LSI për djegien e mandateve. Të njëjtin reagim apo qasje kam pasur dhe kur u njohëm me përgjimet e grupit Habilaj. Asokohe jam shprehur se 18 mandatet e PS në Tirane kanë rënë, pasi flitej për miliona euro që duheshin për “shefin” në zgjedhjet e vitit 2017.  Besoj që në një vit e gjysmë pati mjaft ngjarje që faktuan blerjen e votës dhe iligjimitetin e këtij parlamenti, jo vetëm në Tiranë por në mbarë vendin, sidomos përgjimet për Lezhën, Durrësin e Dibrën. Janë pikërisht këto fakte të pakontestueshme që derdhën mijëra qytetarë në protestë dhe krijuan bindjen për djegien e mandateve të deputetëve.

Duket si rastësi, por vendimi i opozitës për të djegur mandatet korrespondoi me 2 vjetorin e “Çadrës” së famshme, e cila u ngrit pikërisht me datë 18 shkurt 2017, dhe për 3 muaj qëndroi në sheshin para Kryeministrisë! A ka gjasë që nisma e opozitës sot të mos ketë fatin e “Çadrës së Lirisë”?

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një vendim ekstrem për mosnjohjen e një parlamenti ilegjitim me kërkesë të qartë për krijimin e kushteve normale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është një vendim i një fronti opozitar që kurrësesi mund të ketë fate marrëdhëniesh apo marrëveshjesh në kushte të vështira apo të pabarabarta të njërës palë apo tjetrës.

A i druheni një kundërshtimi nga elementë të caktuar të kampit opozitar të cilët mund të refuzojnë lënien e mandatit, apo nëse dikush nga listat e kandidatëve vendos ta marrë atë mandat? Pra çfarë do ndodhë me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve? 

Aspak jo. Nëse dikush do të marrë dhe të mbajë mandatet e opozitës është thjesht qëndrim personal që gjithësecilin e pozicionon në cilin krahë është. Besoj që djegia e mandateve do të vijojë nga të gjithë pa përjashtim, si papajtueshmëri me keqqeverisjen, varfërinë, votën e vjedhur, mungesën e shpresës, arrogancën dhe modelin më korruptiv qeverisës në rajon.

Të enjten opozita ka paralajmëruar protestën e radhës? Do jetë opozita në parlament, apo në protestë, për ta shndërruar sallën e Parlamentit “në arenë” përplasjesh me mazhorancën? Do tentojnë qytetarët të hyjnë brenda parlamentit?

Thelbi i gjithë kësaj historie është ndërprerja e marrëdhënieve të opozitës me parlamentin. Nga dje ne nuk jemi më deputetë dhe marrëdhenia jonë me parlamentin do të jetë e njejtë me sjelljen e çdo opozitari të thjeshtë shqiptar.

A ka opozita një emër të kandidatit për kryeministrin e përkohshëm, që do të jetë dhe njeriu që i siguron opozitës garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme?

Ky është problemi më i vogël për zgjidhje. Çdo emër perveç Edi Ramës do të krijonte kushte më të mira për një marrëveshje drejt zgjedhjesh normale e më të mira se katastrofa e zgjedhjeve të vitit 2017. Megjithatë, kjo është hallka e fundit e diskutimit.

Brukseli apelon opozitën se djegia e mandateve, është kundër integrimit në BE. Është koincidencë që aksioni opozitar nis disa muaj para se BE të flasë për anëtarësimin e vendit në BE?

Të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme është mundësia më e madhe që mund t’i japësh të ardhmes europiane të Shqipërisë. Procesi i integrimit është kërkuar nga opozita edhe si garanci kontrolli ndaj mazhorancës që ka kapur gjithçka, çdo institucion, si prokurori e gjykata. Gjithashtu kujtoj dhe shqetësimin apo 10 pyetjet e parlamentarëve holandezë për qeverinë rilindase sa i takon situatës korruptive me koncensione apo PPP ku në mjaft raste qeveria ka kapërcyer edhe marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Kjo do të thotë se goditjen më të madhe bllokuese këtij procesi po ia jep kupola qeverisëse! Mandatet tona janë e vetmja shpresë sot për qytetarët për të gjetur zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit 28 vjeçar në Shqipëri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.