Përparim Spahiu: Qeveria e sheh biznesin si armik

Deputeti i LSI-së, Petrit Spahiu ka mbështetur sot protestën e biznesit të vogël në gjithë vendin. Në një reagim për mediat, Spahiu shprehet se vendosja e taksave nga qeveria do të çojë drejt falimentimit të mijëra bizneseve.

Ai thotë se qeveria po e sheh biznesin si armik, në vend që të ulë taksat dhe ta ndihmojë. “Qeveria ka vënë në vështirësi falimentimi biznesin gjoja të vogël por për mua më të madhin. Janë këto biznese që mbajnë barrën kryesore të punësimit në çdo vënd e ku çdo qeveri do tregohej mjaft e kujdesshme me Ta. I hoqën detyrimet deri në 5 milion lekë xhiro thjesht përpara zgjedhjeve, dhe si hilacakë që janë regjistruan në një vit të gjitha bizneset e deklaruara mbi 2 milon lekë, të qartë që pas Qershorit askush s’kish ku të shkonte a fshihej.

Marrëdhënie aspak e sinqertë, a thua se janë armiq e duhej një strategji për ti “mundur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turp i madh!”,- shprehet Përparim Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?