Përplasje në kryesinë e PD, Imami ikën nga mbledhja

Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku po diskutohet për ndryshimet statutore. Grupi i punës ka mbledhur rekomandimet dhe propozimet për ndryshimet statutore. Dokumenti do të prezantohet nga Arben Ristani.

Anëtari i kryesisë, Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin. “Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë. Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.

Në lidhje me mandatin e Kryetarit, ish-ministri i mbrojtjes tha se vetë Lulzim Basha ende nuk ka një qëndrim të vetin për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohët votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?