FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasjet për “Kushtetuesen”, delegacioni i Komisionit të Venecias zbarkon në Tiranë. Axhenda

Përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të sjellin sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias. Ata do të priten nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa do të takohen më pas edhe me kreun e shtetit Ilir Meta, anëtarët e Komisonit Hetimor për shkarkimin e tij, si dhe gjyqtaren Arta Vorpsi, e cila ishte edhe “molla e sherrit” mes presidencës dhe mazhorancës, pas të cilës Kuvendi miratoi një sërë ndryshimesh ligjore që shmangin bllokimin e betimit të magjistratëve nga presidenti.

Ndërkohë ditën e nesërme, delegacioni do të vijojë takimet me kreun e KED, Ardian Dvorani, të cilin Meta e ka paditur duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, padi e cila tashmë është në dorën e SPAK.

Axhenda e plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

13 shkurt
Sot ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.
Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.
Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor
Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

Swiss Digital Mobile Reklama

14 shkurt
Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?