Përsëri nuk i shkojnë deputetët “kryeministrit të Jugut!

 

Një ditë më parë koordinatori i jugut, Koço Kokëdhima, u bojkotua nga deputetët e zonës së tij, në mbledhjen që ai thirri në Teatrin “Petro Marko” me drejtorët e institucioneve të Qarkut të Gjirokastrës dhe të Vlorës. Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Anastas Angjeli dhe Arben Ahmetaj nuk ishin të pranishëm. Kanë munguar edhe drejtuesit e institucioneve të shtetit që janë propozuar nga LSI.

Kjo ishte mbledhja e parë që Kokëdhima zhvillon në jug pas përplasjes me deputetët e tjerë të zonës, të cilët mësohet se kishin kërkuar që ajo të drejtohej nga kryeministri Rama apo nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi. Nisur nga fakti se kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë, deputetët e jugut e kanë shprehur në mënyrë demonstrative pakënaqësinë që kanë ndaj Koço Kokëdhimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?