Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Beteja për Teatrin, betejë mes të mirës dhe të keqes

Intervista E mërkurë, 18 Gusht 2021 01:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhënë për Fax News, ku flet për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku e cilëson si një betejë mes të mirës dhe të keqes.

Ndalur te zhvillimet e fundit të protestës, thirrja që tashmë i drejtohet Presidentit dhe jo kryeministrit, për një kthim të ligjit, mosdekretim të ligjit a duhet ?

Së pari qëndrimi ynë lidhur me këtë nuk është thjeshtë më një aferë e thjeshtë tregtare, absolutisht është një aferë ekonomike e frikshme. Shifrat që znj.Vokshi paraqiti sot janë të vërteta, nuk janë tepri, mundet që operacioni financiar të jetë edhe më i  madh se kaq. Por më shumë se çdo gjë tjetër është që Tirana merr mesazhin dhe nëpërmjet Tiranës gjithë Shqipëria për çrrënjosjen e gjithçkaje jo vetëm të së shkuarës së saj të mirë, historisë së saj, vlerave të patjetërsueshme të cilat ky vend ka ndërtuar në vite dhe  vendosjes së simboleve të shtrembta, negative të cilat përdorin në mënyrë të poshtër pushtetin, pasi stabilizojnë një simbolikë të re të shëmtuar që është simbolika e kryeministrit i cili vuan nga paranoja që edhe kur të ketë ikur nga pushteti të ketë lënë gjuhën e tij të turpit në mes të qytetit.

Pasi praktikisht i gjithë ky kompleks historik është një kompleks historik ku për fat të keq në Shqipëri dhe në Tiranë në mënyrë të veçantë është treguar me zemërgjerë, më vizionar pushtuesi sesa ata që kanë detyrim të mbrojnë vlerat e qytetit. Pushtuesit na kanë përvijuar një qendër qyteti që i rezistoi kohës, për të cilët ne jemi të lumtur, jemi krenarë pasi duar të mira arkitekturore u përdorën, përfshirë këtu dhe kompleksin e Teatrit dhe gjithçka pra pushtuesi pati një ndjeshmëri më pozitive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata që kanë detyrën ti konservojnë me xhelozi, me çdo mjet, me çdo kusht këto gjëra janë ata që janë shkatërruesit e mëdhenj. Për tiu dhënë të kuptojnë shqiptarëve që mund të shkulim çdo  gjë nga rrënjët tuaja dhe në emër të parave të shumta të pista sigurisht ne mund të ndërtojmë të tjera realitete, qpfshin të pista, qofshin të ndotura por që janë këto imponimi ynë. Dhe në këtë rast nuk është beteja për ndërtesën e Teatrit. Teatri sot ka simbolikën e mbrojtjes së atij identiteti kulturor, shoqëror dhe politik për aq sa vlen politika në këtë rast, lidhur me të sotmen dhe me të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria e projektuar me çrrënjosjen e çdo vlere të saj është një Shqipëri që shikon realitete të errëta dhe të zeza. Një Shqipëri që i mbron dhe i kultivon më tej vlerat e saj është një Shqipëri që ka të ardhme. Pra është beteja ndërmjet një të ardhme të ndritur dhe një të ardhme  të zymtë. Deri tani me votat e 70 e ca të papërgjegjshmëve në parlament, po fiton një e ardhme e zymtë. Të gjithë janë thirrur që të mbrojmë një të ardhme më të mirë pra beteja këtu është filozofike, botëkuptimore, është një betejë e thellë ndërmjet të mirës dhe të keqes. Patjetër të gjithë duhet të jemi të shqetësuar të mos na zërë gjumi natën sepse në momentin që e keqja fitoi jemi të gjithë në një obskuratinzëm i cili do zgjidhet, por trauma për ta zgjidhur do jetë shumë më e fortë. Shqipëria nuk meriton një traumë të fortë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Është e vetmja zgjidhje tashmë, përgjigja e Presidentit?

Unë tu them sinqerisht nuk e kam pasur kurrë në mënyrën time të të bërit politikë, të komentojë asnjë nga presidentët e Shqipërisë. Nuk kam komentuar as Presidentin Meta, as Presidentin Nishani, as z.Topi, Moisiu e të gjithë me rradhë. Pasi integriteti i një insititucioni që është në nivel kombëtar, pasi simboli i unitetit kombëtar në institucionet e gjithë këtij vendi është pikërisht Presidenti qoftë për mënyrën si zgjidhet por dhe për atë që përfaqëson si institucion. Është krejtësisht i ndryshëm nga institucioni i Kryeministrit apo dhe i Kryetarit të Parlamentit të cilët janë produkte të një mazhorance të caktuar. Prandaj unë nuk e komentoj por kam një gjë shumë të qartë.

Qytetarët qartazi janë vendosur në një mbrojtje jo thjesht të teatrit por në mbrojtje të së mirës dhe në luftë me të keqen. Ky raport është në sytë e opinionit publik, natyrshëm është dhe në sytë e institucionit të presidencës, sepse besoj që i ndjek këto zhvillime. Së dyti bashkë me çështjen po stabilizohet dhe një dimension tjetër. Unë jam shumë i lumtur sot që jam këtu dhe jo në një media tjetër, pasi vetmja media shqiptare vizive e cila ka ndjekur me gjakftohtësi në mënyrë të paanshme por me objektivitet duke ua dhënë qytetarëve se çfarë ndodh me teatrin sesi protestohet, ka qenë vetëm Fax News. Ndërkohë që edhe për detaje banale dikush që ra nga biçikleta,sigurisht që duhet pasqyruar por nuk është një lajm mund ta japin në 7-8 media.

Aktivitetet të cilat janë fatet e vendit, mund të jenë fatet dhe vetë të mediave pasi e keqja të fitojë kanë pasur një censurë të pabesueshme nga e cila ne menduam se ishim ndarë vite më parë. Sot ju jeni të vetëm por besoj jeni shumë të dashur për publikun që i jepni mundësinë të shikojë edhe në skajet e largëta të vendit se çpo ndodh. Ndërsa mediat e tjera për fat të keq i kanë vënë një perde syve dhe nuk i kanë lejuar as publikun ti shikojë.

Vazhdimisht PD dhe LSI, ka deklaruar se do ta mbështesi në çdo formë ligjore këtë protestë por duket që në terren nuk po mbështetet dhe aq. Ky është versioni që ka ardhur dhe nga vetë artistët, përfaqësues të shoqërisë civile…

Nuk mendoj kështu, mendoj që mbështetja e kësaj kauze ka qenë pa ekuivok.Si LSI kemi pasur një zgjedhje tonën, nuk kemi dashur kurrë që politika të jetë në vijën e parë. Është mbështetëse absolute, ju patë dhe në sallën e parlamentit, ka trajtuar opozita me një nivel politik por dhe qytetar, intelektual si asnjë opozitë tjetër e ka mbrojtur atë kauzë në sytë e gjithë shqiptarëve dhe ka bërë një mision të mirë opozita.

Unë jam ndier mirë që opozita e ka bërë dhe që unë jam pjesë e opozitës për atë detyrë që bëri në sallën e parlamentit. Ka qenë dhe në protestat e artistëve në mënyrë të vazhdueshme. Unë vetë kam marrë pjesë ende pa filluar protestat  dhe në dëgjesat  artistët kanë bërë që kanë qenë shumë të argumentuara të bazuara dhe mbi të gjitha me një nivel intelektual shumë të lartë, ku dallonte niveli i tyre nga niveli shumë i ulët prej përvetësuesit apo rrëmbyesit që kishte qeveria.

Një diferencë të madhe, edhe Kryetari i PD ka qenë. Kryetarja e LSI-së, znj.Kryemadhi është prononcuar në mënyrë të vazhdueshme edhe në sallën e parlamentit dhe jashtë asaj. Ky shqetësim është mbarëqytetar pasi dëmi i jashtëzakonshëm i fitores së të keqes do jetë një dëm që do bieri gjerësisht mbi qytetarët. Pra nuk do dëmtohet një pjesë e politikës, pra nuk do dëmtohet opozita, këtu bëhet fjalë për të mbrojtur  qytetarët në një kauzë të madhe. Ndaj kanë qenë ata në vijë të parë, ne kemi qenë do të vazhdojmë të jemi mbështetës padiskutim me të gjitha mundësitë, mënyrat dhe format.

Edhe kur të bëhet fjalë për rezistencë?

Të çdo lloj forme patjetër,  në momentin që është këtu çështja për të mbrojtur vendin nga e keqja çdo rezistencë, çdo mjet, çdo formë është legjitime.

Pasi praktikisht mbrohet shteti, ju e dini shumë mirë që shteti ka bërë ligje speciale, siç ato ligjet mbi tatimin  special që vinte Enver Hoxha në 45, u rrëmbente atyre që i quante të pasur. Sot me një ligj  special përsëri rrëmbehet prona publike i jepet dikujt dhe dalin ato qindra milionë që znj.Vokshi i demonstroi. Pra kur plaçkitet prona publike, plaçkitem dhe unë dhe ju dhe kameramanët tuaj. Është e përbashkët, nuk është prona e qeverisë. Dhe kur e grabit në mes të Tiranës që në periferi çmimet e metrit katror rriten kurse në zemër të Tiranës, është zemra e Shqipërisë ajo ulen.

Pra poshtërsia e hajdutërisë është sheshit dhe të gjithë bashkë jemi këtu për të mbrojtur të përbashkëtën tonë sepse kur  e përbashkëta jonë shpërdorohet jemi të gjithë të vjedhur, të plaçkitur edhe të dhunuar pse jo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 19 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 26 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 34 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 42 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.