Petrit Vasili: Këta nuk kanë turp!

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e Byrosë së Kuvendit, e cila rrëzoi kërkesën e për përjashtimin e Edi Ramës disa ditë nga parlamenti. Kërkesa u bë nga LSI, me argumentin se Rama ka përdorur gjuhë fyese për qytetarë. Por socialistët thanë se gjuha e kryeministrit ishte një metaforë letrare dhe jo fyerje.

Lidhur me këtë vendim, në një koment në Faceook, Vasili shprehet; “Ç’të paturpë! Kryeministri i marrë krahasoi popullin me organin gjenital dhe eunukët e rilindjes e mbrojnë, sepse në fakt vetë ata e kanë hak një krahasim të tillë”,- shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?