Petrit Vasili: Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si të dështuar. Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se gjithë filozofia e Edi Ramës përmblidhet të protali qeveritar i ankesave.

Postimi i  plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri i vogël sa një portal dhe bajat si një tepsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë qeverisja dhe i gjithe mendimi i kryeministrit ka shterpuar ne fjale per nje portal qe mbledh ca ankesa. Kryeministri eshte tkurrur dhe eshte bere i vockel sa nje portal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri e hengri tepsine te gjithe dhe tani po i ha edhe llamarinen tepsise.Fjalori i tij prej teneqeje eshte bajat si tepsia.

Ky kryeminister gojë tepsi e truportal flet edhe per drejtesine, qe do haje njerez dhe vetingun, qe do prese kokat dhe ne fund fare ne kete bote do te jetoje vetem ky i ndershmi,i pakorruptuari,ky i padroguari,ky qe nuk blen vota,ky qe nuk e ka gojen hale’,ky qe nuk genjen per NATON, ky qe nuk pastron parate e droges dhe te krimit, ky qe nuk genjen per shëndetësi gratis, përfundimisht ky qe nuk e ka faqen e zeze por jeshile si gjethet e kanabisit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?