Petrit Vasili, opozitë me poezi
Petrit Vasili nuk ndalon me poezitë, të cilat i përzgjedh për të karakterizuar situatën e çdoditshme në Shqipëri.
“Kjo është Shqipëria jonë sot nën peshën e indiferencës shtetërore dhe ecjen kuturu dhe pa drejtim drejt theqafjes. “Deri kur kështu ma…”thoshte Migjeni i madh”, shkruan Vasili sot dhe radhit më poshtë, vargjet:
Migjeni
Nën Flamujt E Melankolisë
Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.