FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Pse Freedom House hesht për vjedhjen e zgjedhjeve?

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për raportin e Freedom House. Në një koment në Facebook, Vasili thotë se raporti nuk ka theksuar problemin me të madh të Shqipërisë, vjedhjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise. Freedom House raporton “cuditërisht”qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita”,- shprehet Vasili.

Kreu i deputetëve të LSI thotë se në raportin e Freedom Hosue mungojnë edhe qëndrimi publik i OSBE në raportet e saj, ku theksohen problemet me zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp i demokracisë. LSI nuk i ka pranuar kurrë si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI si kryetar i saj ne ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet me te shëmtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i drogës dhe krimit te organizuar te bere njësh qeverinë dhe policinë e shtetit

Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise.

Freedom House raporton “cuditerisht”qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita.

Kush ja mbylli syte Freedom House pasi kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.

Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje: Kujt i sherben deformimi i realitetit?Cfare “halli” e imponon kete standart te ulet profesional?Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njeanshmeri,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si

OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?