FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Rama quan “Zërin e Amerikës” kënetë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me akuzat dhe sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj Zërit të Amerikës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri u cmend perfundimisht e quan Zerin e Amerikes kenete.
Kryeministri i zhytyr në kënetën e padijes dhe pisllëkut të konçesioneve lëshoi një thagmë tjetër dhe quajti kënetë Zërin e Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se ç’përfaqëson Zëri i Amerikës për shqiptarët është e tepërt që ta them unë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por që Zëri i Amerikës ka qenë vigjilent dhe shembull i ndjeshmërisë shembullore kritike kundër cënimit të demokracisë dhe korrupsionit ky është një realitet i padiskutueshëm dhe pikërisht për këtë Zëri i Amerikës vazhdon të mbetet shembulli i standartit më të lartë të integritetit dhe soliditetit profesional dhe parimor.

Kryeministri dëshmoi sërish e sërish një standart intelektual e politik mizerabel dhe të një profani, që nuk kupton asgjë dhe i duken armiq të gjithë sa herë që ja vënë në dukje këto.

Unë do të vazhdoj ta dëgjoj me besim e shpresë Zërin e Amerikës sic kam bërë për vite e vite të tera, por nuk kam ndërmend të humb kohën fare me injorancën shumëkatëshe të kryeministrit shkollëpakët.

“Zëri i Amerikës”: Koncesionet e debatueshme të Qeverisë “Rama”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?