Petro Koçi: Duhet bonus elektoral. Qeverisja s’mund ti nënshtrohet diktaturës së të vegjëlve

 

Kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, Petro Koçi shprehet pro sistemi prim në Kodin Zgjedhor. Në një koment në Facebook, Koç shprehet se bonusi elektoral u jep mundësinë qeverisjes që të mos i nënshtrohet diktaturës së të vegjëleve.

Postimi i plotë i Koçit në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meqe eshte hapur nje debat lidhur me sistemin zgjedhor dhe mundesine e aplikimit te kompensimit me bonus te partise qe del e para (primi) po publikoj mendimin tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Gjykoj se duke verifikuar lehtesisht faktin qe cilesia morale dhe intelektuale e parlamentit ka pesuar regres te qarte duhet adoptuar nje sistem qe shmang mundesite dhe hapesuirat qe individet e forte ne para dhe influenca kriminale te jene pjese e kuvendit.

Sistemi aktual i proporcionalit rajonal eshte mundesia e arte e kriminalitetit per te hyre ne institucionin politik kryesor ne vend, ne parlament.

Te paret e listave te partive te mesme (Ne ndonje rast dhe te partive te vogla) nepermjet parave te pista blejne votat dhe kuvendojne vetem interesat e tyre personale kriminale apo te grupeve qe i mbeshtesin.

Proporcionali kombetar nuk eshte zgjedhja ime e preferuar. Por ne kushtet e krijuara eshte sistemi me i mire per te pastruar politiken nga te fortet.

Ky sistem i ve ne gare te ndershme partite pa perfituar ne kurriz te njera tjetres.

Dhe kushtezon koalicione parimore paszgjedhore.

2. Bonusi elektoral per partine e pare duhet aplikuar.

Pa diskutim. Jep me shume garanci qe qeverisja te mos i nenshtrohet diktatures se te vegjelve apo te mesmeve. Dhe te kete stabilitet. Por jo vetem. Garanton pergjegjesi me te drejteperdrejte per partine fituese. Nuk lejon justifikimet ne kurriz te aleateve. Dhe as perfitime aleatesh ne kurriz te partise fituese.

Por une jam per nje bodus te moderuar. Ne te cilin pragu elektoral garanton pluralizem dhe nuk demton partite e mesme si LSI, PDIU etj.  Qe u mundeson partive te vogla te aleancohen me njera tjetren e te perfaqesohen ne parlament. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?