Pirro Vengu: Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një publikimi që ai ka bërë në mediat sociale, njoftoi se nga 1 janari 2025 paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë.

Ai theksoi se në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.

°Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirëpaguara dhe më të mirëtrajnuara! Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë! Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%! Investim në siguri, vlerësim për sakrificën!°, shkruan Vengu.

SHKARKO APP