FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i Ramës, Vasili: Pasi të rrëmbejë lekët e fundit, ikën nga Shqipëria

Pas mbedhjes që kreu i qeverisë, Edi Rama pati me një grup përfaqësuesish të biznesit të vogël, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e quan Kryeministrin grabitqar. Në një postim në rrjetin social facebook, Vasili shkruan se Rama është gënjeshtar, pasi vjedh dhe shkatërron biznesin i vogël për hesap të oligarkëve.

Nga ana tjetër, Vasili thotë se biznesi i vogël ka 100% të drejtë që është kundër TVSH, pasi këtë të drejtë, sipas tij ja ka dhënë FMN dhe Banka Botërore.

”Kryeministri shumë grabitqar, por edhe shumë injorant është edhe kunder FMN edhe kundër Bankës Botërore, boll që të shkatërrojë biznesin e vogël që punën e mundin e këtij të fundit ta gllabërojnë oligarkët”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili zbulon edhe qëllimin e Ramës, për të cilin shkruan se është që shqiptarët të largohen nga vendi. ”Kryeministri është kundra biznesit të vogël me qëllimin që ai të falimentojë dhe mijëra njerëz të tjerë të ikin nga Shqipëria dhe ky të realizojë strategjinë e zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Vasili thotë se Rama pasi të rrëmbejë lekët e fundit, do të iki nga Shqipëria.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?