”Plani me 4 pika që mund të qetësojë situatën”, senatori amerikan kërkon zgjedhje të reja dhe tërheqje të policisë

Amerika është e shqetësuar për situatën në veriun e Kosovës. Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy ka përmendur disa pika të cilat sipas tij çojnë në uljen e tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës.

”Njësitë speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen, Serbia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’iu dhënë fund protestave. Të bëhet caktimi i zgjedhjeve të reja, të mundësohet qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë si dhe të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”,-tha Murphy.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?