Plas edhe në Ballsh, naftëtarët hyjnë me forcë në uzinë

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar në Tiranë ku po zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit, situatë e tensionuar paraqitet edhe në uzinën e përpunimit të Naftës në Ballsh.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Oranews, naftëtarët atje arritën të shqyejnë portën e madhe të uzinës dhe janë futur brenda saj, pasi një përplasje me forcat e policisë që tentuan ti ndalojnë.

Naftëtarët kërkuan që të futen në uzinë dhe të nisin punën të bllokuar disa muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thonë se vetëm 150 prej tyre lejohen që të futen brenda uzinës dhe të punojnë, duke e quajtur këtë vendim selektiv dhe në shkelje të kodit të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kërkojnë po ashtu pagat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit

Protesta mbështetet nga Sindikata e Naftëtarëve dhe Federata e Sindikatave të Industrisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?