Po ndodh tani! Pamje lufte nga rruga për në aeroportin e Kabulit për t’u shpëtuar Talebanëve (VIDEO)

Situata në Kabul vijon të jetë kaotike dhe e rrezikshme për qytetarët afganë, të cilët duan të largohen nga sundimi taleban në vend.

Pamjet e mëposhtme që vijnë nga Kabuli, tregojnë se si njerëzit kalojnë përmes breshërive të plumbave të talebanëve për të shkuar drejt aeroportit për të shpëtuar jetën e tyre.

Përreth aeroportit të Kabulit vazhdon të mbizotërojë kaosi. Mijëra vetë dynden në territorin e aeroportit për të siguruar një vend në avionët e evakuimit.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të DASH, janë rreth 6 mijë afganë në aeroportin e Kabulit në pritje për t’u larguar nga vendi.

 

Ndërkohë, të tjera pamje të tmerrshme dalin në dritë nga ekzekutimet barbare të talebanëve.

SHKARKO APP