FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politikë në PD:Mos dil në diell se të shkrihet silikoni!

 

 

Nuk ndalon Dasara Malltezi. Në rrjetin social "Instagram" është hapur një faqe e re, e cila quhet "Vipat e Bllokut". Në këtë faqe publikohen foto të personazheve të famshëm shqiptarë para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo estetike. Për këtë arsye ky profil në "IG" tërhoqi mijëra ndjekës në një kohë rekord. Një prej personazhve që sipas faqes "Vipat e Bllokut" ka bërë ndërhyrje në fytyrë është këngëtarja Greta Koçi. Sipas asaj që shënohet poshtë fotos së Gretës, këngëtarja ka fryrë buzët dhe ka zvoglëuar hundën. Ky postim ka argëtuar pa masë njërën prej ndjekëseve të këtij profili, që po ashtu është njeri i njohur. Mbesa e ish- kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka bërë disa komente tallëse drejtuar Gretës. "Mos dil në diell se të shkrihet silikoni", shkruan "supermbesa" në njëri prej tyre. Duket se dashuria për Partinë Demokratike, angazhimi si nënkryetare e FRPD-së dhe adhurimi për gjyshin e saj, nuk kanë arritur të bëjnë që mbesa e Berishës ta pëlqejë këngëtaren Greta Koçi, përkundrazi ajo ka shprehur hapur antipatinë ndaj saj. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?