Populli vendos vetë, vjen ligji i referendumeve
20 vite nga miratimi i Kushtetutës, shqiptarët s’kanë mundësi të organizojnë referendume për probleme që ata i shqetësojnë, në nivel lokal apo kombëtar. Shqipëria ende nuk ka një ligj të tillë, por për ti dhënë popullit mundësi reale që zëri i tij të dëgjohet, shoqëria civile shumë shpejt do i dërgojë Kuvendit një propozim konkret, për miratimin e një ligji të posaçëm.
”Shpresojmë shumë që kjo ti shërbejë rikthimit të vendimmarjes, në një përmasë më demokratike, sikurse do të ishte vendimmarja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jemi optimistë që Kuvendi do të pranojë draftin e sjellë nga poshtë-sipër, për shkak të rrethanave vetëakuzuese që në 20 vite deputetët e Kuvendit apo Këshilli i Ministrave nuk morën asnjëherë inicviativë për ligjin për referendumin. Është e rëndësishme që kjo të pranohet dhe do të demonstronte një vullnet pozitiv për të përmbushur këtë vakuum demokratik dhe për të subvencionuar këtë defiçit që ekziston sot në vendimmarrjet direkte”,-tha Gerti Shella, drejtori i Infoçip.
Sipas ekspertëve, me një ligj të tillë qytetarët do të kenë një tjetër peshë për faktorin politik, i cili prej vitesh vijon të marë vendime që hera herës kundërshtohet nga populli, por që mendimi i tyre nuk meret parasysh, siç edhe Kushtetuta parashikon.
Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe me pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk ka pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse Shqipëria ka pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

