Pranë Parlamentit e Presidencës, shihni si e kanë rrethuar trupat ruse Kievin

Trupat ruse kanë rrethuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. “BBC” publikon hartën, ku shihet avancimi i raketave dhe mjeteve të blinduara ruse drejt qendrës së Kievit, të vendosura në dy pika kyçe, pranë Parlamentit dhe Pallatit Presidencial.

Trupat ruse ndodhen në rrethin verior të Obolon, i cili ndodhet vetëm 9 kilometra në veri të Parlamentit të Kievit dhe qendrës së kryeqytetit.

Pak më herët, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dha alarmin se forcat ruse ndodheshin në Kiev, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve të mos dilnin nga shtëpitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?