Presidenti Bajram Begaj viziton Sarandën: E rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve

Në ditën e dytë turit në jug të vendit, Presidenti Bajram Begaj u ndal në Sarandë, ku kreu një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të bizneseve dhe komunitetit. Kreu i shtetit u takua me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku foli për zhvillimin dhe sfidat e qytetit të Sarandës.

“Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten”, tha Presidenti Begaj në takim. Presidenti i garantoi Kryetarit të Bashkisë se do të kishte të gjithë mbështetjen e Kreut të Shtetit për të adresuar çdo shqetësim nëse do të ishte e nevojshme. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, ishte i pranishëm dhe Prefekti i Qarkut të Vlorës, zoti Flamur Mamaj, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Presidenti vizitoi dhe gjimnazin “Hasan Tahsini”, një gjimnaz të spikatur të Shqipërisë, ku u takua me stafin pedagogjik, si dhe nxënësit e gjimnazit. Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti tha se “E ardhmja e vendit varet pikërisht nga ju. Siç është edukimi sot, do të jetë Shqipëria nesër. Merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit,” tek sa bëri thirrje për një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në drejtim të edukimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit vizitoi edhe spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve. Gjatë takimeve në Sarandë, Begaj u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, për t’u njohur më mirë me të gjitha problematikat në këtë sektor, si dhe me ish-ushtarakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të turit në Sarandë, Presidenti vizitoi dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri që i përket jo vetëm Shqipërisë por të gjithë botës dhe që e bën Sarandën një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?