Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Begaj pritje me gazetarët: Media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës

Presidenti Begaj pritje me gazetarët: Media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës

Politikë
E mërkurë, 11 Janar 2023 20:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi në këtë fillimviti një pritje me gazetarët dhe përfaqësuesit e medias, ku dha mesazhe të forta në lidhje me lirinë e shtypit.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj 

Të nderuar profesionistë të medias e gazetarisë, mirë se vini! Më lejoni që pikësëpari t’ju uroj një Vit të Ri të frytshëm e shumë të mbarë për Ju dhe familjet tuaja. Përveçse pushteti i katërt, media është mision. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për ju dhe të gjithë ata që i përkushtohen këtij misioni. E di që profesioni juaj ka vështirësitë e veta, që janë jo vetëm sfida profesionale, por kanë të bejnë dhe me sigurinë ekonomike e kushtet e ushtrimit të profesionit tuaj. Tek unë dhe institucioni  i Presidentit të Republikës do të gjeni dëgjuesin e kujdesshëm, dhe gatishmëri për mbështetjen që profesionistët e medias të kenë trajtimin, mirënjohjen dhe siguritë që meritojnë.

Ju keni fuqinë e prezantimit të realiteteve të cilat mund t’i njohim më mirë e më ndryshe veçanërisht prej jush. Për këto realitete, cilatdo qofshin ato, e sidomos përsa i përket veprimtarisë sime dhe Institucionit të Presidentit: Ju siguroj se nuk do të ketë kërkesa të asnjë lloji për kohën dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Detyra jonë është t’ju ofrojmë gjithë informacionin dhe mbështetjen që e kërkon ligji, demokracia, dhe angazhimi qytetar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, më lejoni të shpreh një shqetësim që e ndaj me shumë shqiptarë të brezave të ndryshëm. Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndrrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përçjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj. Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm për arritjet e saj nga viti 1992 e deri më sot.  Vendi ynë është i veçantë për forcën me të cilën ka tejkaluar një histori e gjeo-politikë shumë të vështirë. Është i rrallë për natyrën e tij dhe forcën e vullnetit të shqiptarëve. Për të tjerat, Shqipëria është një vend euro-atlantik, thellësisht i dedikuar dhe në rrugën e sigurtë për integrimin euroatlantik në Bashkimin Evropian që ka probleme e arritje si vende të tjera në Evropë. Në këtë kuptim media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës, të largpamjes dhe të frymëzimit si shumë simotra të saj me traditë demokratike. Është koha. Është mundësia. Ekziston edhe mbështetja.

Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicjeve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi. Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionitët tanë të mediave. Ndaj dhe mesazhi im sot, për ju l, në këtë fillim viti është: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 15 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.