FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bullgari: Korridori 8 do të lidhë Sofjen me Tiranën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari. Në një konferencë për mediat bashkë me homologun e tij Rumen Radev, presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe shtoi se ka vullnet për të thelluar bashkëpunimin për Integrimin në BE.

“Shqipëria, vullnet dhe interes për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe atë për Integrimin në BE. Mbështetja e minoriteteve respektive është në interesin tonë të përbashkët. Nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Janë të gjitha kushtet, kuadri ligjor dhe klima e favorshme e biznesit që ky bashkëpunim të fuqizohet. Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me kujdes mundësitë për të vënë në lëvizje mekanizmat. Bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, i konsoliduar në kuadër të NATO-s.”, tha Begaj.

Ndërkohë Radev tha se do të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa u ndal te linja e interkonieksionit me korridorin nr.8. Ai tha se  me këtë korridor do të forcohet më shumë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne do të vazhdojmë punën dhe se korridori nr.8 do të japë mundësi për shkëmbimet më të mira dhe për komunikim më të mirë. Do të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve. Dëshiroj që të shpreh falënderime që Shqipëria arriti që të njihte komunitetin bullgar. Censi që u zhvillua në Shqipëri do të jetë sa më objektiv edhe pas shpalljes së rezultatit të tij. Me rëndësi është hapja e qendrave kulturore në të dyja vendet.”, tha presidenti bullgar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?