Vizita zyrtare në Mal të Zi, Presidenti, Bajram Begaj takon shqiptarët në Tuz

Presidenti i Bajram Begaj vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi  e nisi me një takim me shqiptarët në qytetin e Tuzit.

Begaj në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga vizita në Tuz, ku vendosi edhe një kurorë me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“E nisa vizitën me një takim me vëllezërit dhe motrat e Tuzit, të cilët më pritën me “Vallen e Mejdanit” në sheshin  ku prej 28 nëntorit të vjetshëm hijeshon busti i heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Begaj.

Presidenti i Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Begaj do të pritet nga homologu i tij në Malin e  Zi Jakov Milatović.

Axhenda parashikon gjithashtu vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe  Guci si dhe  takime me autoritetet më të larta të tyre si dhe me përfaqësuesit politikë të  gjithë shqiptarëve në  Parlamentin e Malit të Zi.

/k.s/

SHKARKO APP