Presidenti Begaj zbardh takimin me ambasadoren Kim: Diskutuam çështje me rëndësi

Presidenti Bajram Begaj priti sot në Presidencë ambasadoren Yuri Kim. Në një reagim në facebook, Begaj ka zbardhur çështjet që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.
Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët“, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?