Presidenti i PPE uron Majlinda Bregun

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, ka uruar përmes një letre ish-ministren e Integrmit, Majlinda Bregu për zgjedhjen si sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ky fakt është bërë publik nga Bregu me anë të një postimi në facebook, ku shkruan se është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të EPP dhe shpresëplotë për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Më poshtë teksti i emailit:

E dashur Sekretare e Përgjithshme e zgjedhur

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të shpreh personalisht urimet e mia të përzemërta për rolin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për vitin 2019-2021. Nuk kam dyshimin që ti do ta përmbushësh shumë mirë këtë post dhe do lesh gjurmë si liderja e parë shqiptare në këtë post.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i sigurt që do bësh vendin tënd krenar me punën që ti bën. Të punosh për RCC është një mundësi e shkëlqyer për të çuar më tej procesin e integrimit për vendet e rajonit me BE. Shumë e rëndësime kjo për të dyja palët.

Si president i EPP kam kënaqësinë të shoh përgjegjësitë e rëndësishme që të atribuohen si anëtare e familjes tonë politike. Jam i sigurt që ju do të jeni e aftë të mbroni dhe prezantoni vlerat tona të përbashkëta dhe idealet tona politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?