Presidenti Meta duke pirë kafe: Nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur me një foto mëngjesin e sotëm, ku shfaqet me një qytetar duke pirë kafen e mëngjesit.

Meta iu uron qytetarëve një fundjavë të qetë sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve duke iu kujtuar se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit:

Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.??

SHKARKO APP