Ilir Meta mbushet me oksigjen skrapari para betejës me Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur këtë fundjavë që ta kalojë në vendlindjen e tij, Çepan të Skraparit.
Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një foto dhe uron fundjavë të mbarë.
“Të dashur miq!
Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë foto nga Çepani”, shkruan Meta.
Me sa duket po merr oksigjen skrapari për në vjeshtë kur të zbresë në Bulevardin kryesor të Tiranës me protesta kundër kryeministrit Rama.
Mësohet se Ilir Meta do të krijojnë me ish-kryeministrin Berisha një FRONT OPOZITAR të madh e më spektër të gjerë për të rrëzuar Qeverinë. Të njëjtat burime tregojnë se Ilir Meta do të jetë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në emër të Opozitës shqiptare.
Analistët thonë se beteja për Tiranën mes Erion Veliajt dhe Ilir Metës do të jetë epokale, ku njëri ikën përfundimisht në shtëpi.