Me 2 mars populli ftohet para presidencës në Bulevardin kryesor. Frikësohet qeveria, alarmohet ministri brendshëm
Tensionohet situata politike. Një fjalim i presidentit paradite dhe pasdite qeveria alarmohet.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë para medias dhe publikut. Ai i bëri thirrje popullit që më datën 2 mars, pasdite (datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444) të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të filluar çmontimin e Grushtit të Shtetit.
Presidenti nxori dokumente dhe fakte të reja për Grushtin e Shtetit, dhe sot akuzoi direkt kryeministrin Rama si inicues, frymëzues dhe zbatues i këtij Grushti Shteti. Kreu i shtetit bëri dhe një paralajmërim për kryeministrin Rama, ku tha se “Ata që thonë e keni popullin në Whatsapp të porosisin poture të tjera sa më të gjera”. Fjala ishte për kryeministrin Rama, i cili vesh poture, por me sa duket i duhen poture sa më të mëdha!
Përplasja me sa shikohet po vjen vrullshëm, për fajin e mazhorancës e cila po merr çdo pushtet dhe tashmë nuk ngopet, por don të poshtërojë edhe institucionin e Presidentit të Republikës.
Me 2 mars ftohet populli, pa asnjë dallim partiak, të vijë në mbrojtje të Kushtetutës dhe kushdo është kundër keqqverisjes.
Më 2 mars, të gjithë në Bulevard!
Por pas 2 marsit do ketë edhe një dekret tjetër, por këtë herë mu në sallën e parlamentit të Shqipërisë, i cili është antikushtetues, sepse ka mbetur “gjysëm parlament”. Edhe në këtë firmosje dekreti në parlament, jashtë sallës do ftohet populli të rrethojë seancën, pasi populli e do demokracinë.
Nuk ka vonuar dhe ka reaguar mazhoranca, e cila nxori në fillim ministren Spiro Palin e ku më pas e panë se nuk bëri efekt provuan me artilerinë e rëndë, me ministrin e brendshëm. Por ministri i brendshëm veproi gabim, sepse duke u munduar ti bëjë qejfin kryeministrit, sulmoi pa etikë dhe keqas kryetarin e shtetit shqiptar, gjë që e nxjerr ministrin zbuluar sepse duhej të reagonte kryeministri ose fjala vjen Taulant Balla që mbetet shef i mazhorancës.
Nxitimi i ministrit të brendshëm për tu bërë lajm te kryeministri i ka sjellë ish-gjeneralit humbje kuotash politike e publike. Sandër LLeshi duhet të mos fliste, por të garantonte mitingun e datës 2 mars, miting që do jetë shumë i madh, sa policët e ministrit do ta kenë shumë vështirë ta fusin në darën e rrethimit.
Ministri brendshëm bën mirë të flas kur Presidenti të shkojë në Parlament e ku do të firmos në sy të tij, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe deputetëve dekretin për shpërndarjen e këtij parlamenti turpi, ku nuk ka opozitë, apo një “opozitë e pazarit të Milotit”. Atë ditë bën mirë ministri brendshëm të marrë masa sepse, ka mundësi, që edhe opozita politike e vendit, të jetë përreth Kuvendit për ti vënë kapakun këtij parlamenti turpi.
VIDEO/Deklarata e plotë e Presidentit Ilir Meta