Presidenti Meta: Ndëshkim shpërdoruesve të taksave në Durrës

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetim të zyrtarëve të përfshirë në aferën për mbetjet urbane në qytetin e Durrësit.

“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve  të Durrësit është zgjidhja e vetme. KOHA PËR DREJTËSI!”,- shkruan kreu i shtetit.

Reagimi i kreut të shtetit vjen pas publikimit të një artikulli investigativ nga BIRN, ku rezulton se Bashkia e Durrësit paguan para nga taksat për të transportuar mbetjet urbane në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga BIRN tregojnë se pas mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – bashkisë së rrënuar nga tërmeti po përpiqen që t’i imponojnë herë me kërcënime ligjore dhe herë me premtime për kompensim të kostove, një tarifë për trajtimin e mbetjeve në Sharrë së paku me 24 euro për ton. Së bashku me kostot e transportit, kjo tarifë ndëshkuese do t’i sillte bashkisë së Durrësit çdo vit  miliona euro kosto shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane – para që arka e qytetit bregdetar nuk i ka. Ndërkohë, kompania e mbetjeve të Sharrës pritet të fitojë miliona euro shtesë nga taksapaguesit.

 

https://arkiva.kohajone.com/tarifa-e-inceneratorit-te-sharres-rrezikon-ta-falimentoje-durresin/

SHKARKO APP