FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës në Katedralen e Civitas

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës, në Katedralen Civita.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se ka pasur një pritje të ngrohtë nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio.

MESAZHI I PRESIDENTIT META:

Swiss Digital Desktop Reklama

🇦🇱❤️🇮🇹 Një pritje e ngrohtë nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita, ku pata gjithashtu kënaqësinë e veçantë të merrja pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.
Mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Të dyfishojmë përpjekjet tona që trashëgimia kulturore Arbëreshe, “Moti i Madh”, të jetë pjesë e UNESCO-s, sepse është një pasuri unike jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Europën dhe botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?