FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në Skrapar: Shpresoj çeljen e negociatave në qershor, të punojmë të bashkuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë në Bashkinë e Çorovodës, nga ku u pritet nga kryetari i Bashkisë dhe qindra banorë, për ceremoninë e hapjes së sezonit turistik. Në këtë vizitë në Skrapar, Presidenti Meta shoqërohet nga disa ambasadorë të huaj.

Në kuadër të Ditës së Europës, Presidenti Ilir Meta dha mesazhin që politika të punojë fort, dhe të jetë e bashkuar për të realizuar prioritetet kyçe. Nga Skrapari ai ka uruar ditën e Fitores mbi Fashizmin, duke shprehur besimin për çeljen e negociatave në muajin qershor.

”Skrapari, krahina e parë e Shqipërisë e çliruar nga partizanët. Shpresoj në çeljen e negociatave në muajin qershor. Të punojmë fort e të bashkuar në realizimin e prioriteteve kyçe”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit, nuk nguroi as të inkurajojë promovimin e kësaj zone, të cilën e cilësoi si pasuri kombëtare unikale dhe me vlera të jashtëzakoshme turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kënaqësi që turizmi në Skrapar po zhvillohet me rritje të shpejta. E ardhmja e Skraparit mbështet fort tek turizmi. Të promovojmë bukuritë e zonës. Promovim potencialeve dhe resurseve turistike të zonës, nga vlerat e kulinarisë të ushqimeve bio e deri tek të pakrahasueshmet Kanionet e Osumit, si pasuri kombëtare unikale dhe me vlera të jashtëzakoshme turistike”,-tha në fjalën e tij Kreu i Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?