Presidenti Meta përshëndet gjeneralmajorin amerikan: Falenderime të përzemërta për SHBA

Kreu i shtetit Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimin e stërvitjes ushtarake më të madhe me trupa në Ballkan, e cila drejtohet nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka marrë pjesë dhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

“Thirra sot Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes me sukses të stërvitjes më të madhe me trupa në Ballkan, të koduar “Defender Europe 21”, e drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që sikundër na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi, proces reformash dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e sigurisë dhe mbrojtjes, bëri të mundur zhvillimin e kësaj stërvitjeje në rajonin tonë, përfshi Shqipërinë”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?