FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta pret në takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermine Lekaj Prljaskaj.

Kreu i Shtetit thotë se e ka përgëzuar deputeten për përfaqësimin dinjitoz që i bën komunitetit shqiptar në Kroaci.

Postimi i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Pata një takim shumë të përzemërt me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonjën Ermine Lekaj Prljaskaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci, kontributi i të cilit, si në luftën për pavarësinë e Kroacisë, ashtu edhe gjatë viteve të fundit, mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time.

E përgëzova Konsullin e ri të Nderit të Shqipërisë në Prefekturën e Rijekës, z.Bashkim Enesi dhe e mbështeta angazhimin e tij serioz në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomiko-tregtare, nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë, kulturë, arsim, sport dhe turizëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?