Presidenti Meta pret në takim ministrin e Jashtëm të Danimarkës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi këtë vizitë dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për ndihmën e Danimarkës për ndërtimin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të shoqërisë civile, si dhe e falenderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, për qëndrimin inkurajues dhe mbështetës të vendit të tij për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit e falenderoi Ministrin Kofod për mbështetjen e vyer të Danimarkës në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19 përmes dhurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?