FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta pritet nga kryeministri hungarez Viktor Orban

Nga Ilir Meta-
Një takim i frytshëm me një mik të veçantë, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.
E falenderova me mirënjohje për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë, për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Vlerësova angazhimin e Qeverisë së Tij për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona, si dhe theksova vullnetin e Shqipërisë për t’i shndërruar në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë ato politike.
I lumtur, që vitin e ardhshëm do të festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse dhe të prekshme për qytetarët tanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?