VIDEO/ Tension në avion mes studentes, deputetit të PS dhe bashkëshortes së tij: Do më heqësh nga shkolla?

Një përballje mes një studenteje, deputetit socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshortes së tij, Delina Fico, është regjistruar në bordin e një avioni.

Në videon e publikuar, e reja dëgjohet duke iu drejtuar Çuçit me akuza të drejtpërdrejta, duke i thënë: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”.

Gjatë udhëtimit, mes studentes, deputetit socialist dhe Delina Ficos zhvillohet një debat, ku shkëmbehen replika mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet e publikuara, situata tensionohet më tej, ndërsa studentes i merret telefoni nga dora gjatë debatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbetet për t’u parë nëse Bledi Çuçi apo Delina Fico do të reagojnë publikisht për incidentin e regjistruar në avion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?