Presidenti Meta: Shumë i lumtur që jam pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe
Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarëkombëtare për liri dhe pavarësi.
Përmes një statusi në Facebook, Presidenti Meta shprehet i lumtur që është sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë.
“Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës“,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.