FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta të rinjëve: Sporti, ilaçi më i mirë kundër drogës, duhanit dhe obezitetit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se sporti ka aftësinë për të ndryshuar jetën e çdo individi si edhe shoqërinë. Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, Kreu i Shtetit tha se fuqia e sportit është e magjishme. Ai nënvizoi se sporti është ilaçi më i mirë për të luftuar fenomene si droga, duhani dhe obeziteti.

“Fuqia e sportit është e magjishme, është e pakufishme sepse sporti ndryshon jo vetëm jetën e çdo individi por njëkohësisht jam i bindur që sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj por edhe të na edukojë për të pasur një rini të shëndetshme e shoqëri të shëndetshme e të sigurtë në rrugën e saj. Aq më tepër sot kur të rinjtë, fëmijtë por edhe shoqëria është vazhdimisht e kërcënuar nga fenomene për të cilat ilaçi më i mirë është angazhimi në sport dhe promovimi i sportit. Që nga rreziku i drogës dhe i substancave narkotike, që nga duhani e obeziteti që është një sfidë për ne dhe të gjitha shoqëritë moderne”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?