FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Nishani priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare dhe Krye Zyrtarin Diplomatik të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare,

Presidenti Nishani priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare dhe Krye Zyrtarin Diplomatik të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersi

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare dhe Krye Zyrtarin Diplomatik të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, zotin Alan Bersi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën në rajon si dhe në zonat e konflikteve, kjo e fundit nisur edhe nga pozicioni gjeografik i vendit tonë, si një urë lidhëze midis rajoneve të Azisë dhe kontinentit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biseda mes Presidentit Nishani dhe Ambasadorit Bersi u fokusua te forcimi i kontrollit të kufijve për të përmirësuar në maksimum luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve të të gjitha formave.

Gjithashtu Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën amerikane në këtë aspekt duke inkurajuar një rritje akoma më të madhe të kësaj ndihmese në të ardhmen.

Presidenti i Republikës e garantoi zyrtarin amerikan se institucionet ligjzbatuese të vendit ruajnë vlerësime maksimale për këtë bashkëpunim si dhe janë të gatshëm në çdo kohë për ta zhvilluar dhe mirëpritur ndihmën e tyre në çdo kohë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?