Presidenti serb Vuçiç niset drejt kufirit me Kosovën ku janë trupat ushtarake

Pas dhunës së demonstruar sot në veri nga protestues që u përplasën me KFOR-in, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s.

Ai ka thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë.

Deputeti gjerman pas kritikave për Kosovën: S’duhet harruar se po përpiqet…

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq.

Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe./expres/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?