FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti takon të rinjtë nga gjithë trevat shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka takuar një përfaqësi të të rinjve nga trevat shqiptare. Në një koment në rrjetin social Facebook, Presidenti shprehet se me të rinjtë ka diskutuar për rolin e brezit të ri në proceset e integrimit europian të rajonit.

Postimi i plotë i kreut të shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon”.

https://www.facebook.com/ilirmetaj/posts/1732433830136216

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?