Presidenti uron besimtarët për festën e Pashkëve

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të kreut të shtetit në Facebook, Presidenti uron për më shumë harmoni në shoqëri dhe vëmendje ndaj njerëzve ne nevojë.

Mesazhi i kreut të shtetit:

“Iu uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja! Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj. Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes. Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetaj/posts/1721136307932635

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?