Presidenti uron Kardinalin Ernest Simoni Troshani: Martir i gjallë i Kishës dhe idealit kombëtar

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 92-vjetorin e lindjes, Kardinalin Ernest Simoni Troshani. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se Ernest Simoni Troshani është një martir i gjallë i kishës dhe vlerave të idealit tonë kombëtar.

“Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani. Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor. Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij, publikuar në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3452195388160043/

SHKARKO APP